back to top
19.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Do ngjis kangjellat e burgut”/ Çfarë po paralajmëron Meta?

“Do ngjis kangjellat e burgut”/ Çfarë po paralajmëron Meta?

Ish-presidenti Ilir Meta ka folur për herë të parë gjerësisht nga qelia ku ndodhet në paraburgim, në një intervistë me shkrim, duke e përshkruar jetën në 12 metra katrorë si “një përvojë që kalit durimin dhe forcon vetëbesimin”.

Meta e përshkruan ditën e tij si të ngarkuar me aktivitet fizik, lexim, reflektim dhe dokumentim për të ardhmen. Ai e quan qelinë e tij njëkohësisht “palestër, bibliotekë, studio dhe ekspozitë”, ndërsa kujton majat malore shqiptare që ka eksploruar ndër vite si simbol të qëndresës.

Akuza për izolim politik dhe “rrëmbim banditesk”
Në intervistën e dhënë, Meta akuzon kryeministrin Edi Rama për një “komplot politik” që çoi në arrestimin e tij, duke e cilësuar “pengmarrje të pastër” dhe “rrëmbim të orkestruar”. Ai pretendon se ndaj tij po zbatohet një izolim total, me ndalim komunikimi me bashkëpunëtorët politikë, gazetarët dhe madje edhe me përfaqësues ndërkombëtarë.

“Nuk më lejohet komunikimi as me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë. Vendimi i dytë disiplinor ndaj meje nuk i është dhënë ende avokatit tim, edhe pse ka kaluar gati një muaj”, thotë Meta, duke shtuar se po i mohohen të drejta bazë që i takojnë çdo të paraburgosuri.

Shqetësimi për sistemin e drejtësisë
Meta denoncon gjithashtu problemet sistemike të drejtësisë shqiptare, duke u ndalur tek fakti që rreth 70% e të burgosurve në vend janë në paraburgim, shumë prej tyre prej vitesh, pa një vendim gjyqësor përfundimtar. Ai përmend raste të humbjes së jetës në burg për shkak të mungesës së kujdesit mjekësor, duke e quajtur këtë një tragjedi që nuk bën më lajm, “veçse kur ndodh një ‘dënim’ me vdekje”.

Mesazhe politike: “Opozitar, mos rri, po duku!”
I pyetur për pozicionimin politik të Partisë së Lirisë, Meta shprehet se partia do të veprojë në bashkëpunim me PD dhe forcat e tjera opozitare, veçanërisht në prag të zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë. Mesazhi i tij për opozitën është i qartë: “Vetëm qëndresa e përditshme dhe pa kompromis do ta rrëzojë këtë ngrehinë të kalbur”.

Ai konfirmon komunikimin e rregullt me Sali Berishën dhe mbështet idenë e hapjes së listave, si një domosdoshmëri për përfshirjen qytetare dhe përforcimin e demokracisë së brendshme në opozitë.

Qasja ndaj SHBA-ve dhe Reforma në Drejtësi
Meta mohon çdo shqetësim nga Shtetet e Bashkuara, por akuzon ndërhyrjet e kaluara të diplomatëve amerikanë si vendimtare për “kapjen e Reformës në Drejtësi nga Edi Rama”, përfshirë edhe ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal. Ai njofton se po përgatit një libër me fakte dhe reflektime për Reformën në Drejtësi, në prag të 10-vjetorit të saj.

Edhe pse i izoluar fizikisht, Meta thotë se ndjehet më i lirë se kurrë. “Liria, siç thoshte Musine Kokalari, është së pari e brendshme. Dhe unë jam Ilir. Emri im përkon me karakterin tim”, shkruan ai me ironi e sfidë.

Ai falënderon avokatin Cakrani për mbrojtjen dhe literaturën që i sjell në qeli, ndërsa shton se “dardha nën dardhë bie”, duke nënkuptuar se qëndresa politike do të vijojë edhe në kushte burgimi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat