Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.
Para gazetarëve Kryemadhi tha se ka konstatuar një sërë shkeljesh ligjore të akuzës.
“Unë jam një individ dhe politikane që vendos të përballem madhe me padrejtësitë që bëhen. Po bëj mbrojtjen time ligjore, kam konstatuar një sërë shkeljesh ligjore të akuzës. Këto do të kundërshtohen me fakte që do të vërtetojë të kundërtën e asaj që shkruhet. Do të njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe satelitëve të gjithësisë”, tha ajo.