Krisjtan Asllani ishte i pranishëm në konferencën për shtyp për të folur për duelet me Anglinë dhe Andorrën. Mesfushori i Interi theksoi se skuadra po përgatitet mirë dhe do të japin maksimumin për të marrë rezultat.
“Çfarë presim nga Asllani? Nuk e di çfarë prisni nga Asllani. Janë fjalë gazetarës, unë këtu jam për të luajtur për skuadrën dhe ja gjithçka për ekipin. Jemi stërvitur ditën e djeshme, do të stërvitemi edhe ditët e ardhshme. Jemi të foksuar për këtë përballje.
Do të luajmë me shpirt dhe zemër. Anglia është një kundërshtar i fortë dhe ne e dimë se ata do të kenë edhe zotërimin e topit. Por ne do të luftojmë dhe do të shkojmë atje për rezultat pozitiv.
Vetëm humbje ndaj Anglisë? Ndeshja fillin 0-0 dhe ne do të japim gjithçka për të marrë rezultat pozitiv. Do të hyjmë në fushë vetëm për fitoren.
A keni folur me shokët për këtë përballje? Në fakt të gjithë janë tallur me ne. Na thonë do të pësoni 5-6 gola dhe do të shkoni në shtëpi.
Ne do të hyjmë në fushë për të luajtur fort. E dimë se do na sulmojnë se kanë lojtarë të shpejtë, por ne nuk kemi asgjë për të humbur.
Ekipi ka shumë harmoni dhe skuadra është e mirë. Të gjithë duan të ikin në Botëror dhe do të luftojnë shumë.
Mesazh për tifozët për mbështetje? I presim tifozët, na duhen. Na duhen. I falendërojmë tifozët që kanë ardhur me ne në Europian. Shpresoj të na mbështesin edhe në duelin me Andorrën”, ka përfunduar Asllani.