back to top
28.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Do të merrni vesh shpejt”/ Berisha paralajmëron lidhjet e krimit pas shkarkimit...

“Do të merrni vesh shpejt”/ Berisha paralajmëron lidhjet e krimit pas shkarkimit të Gardës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me situatën shëndetësore që ka kaluar kohët e fundit, duke theksuar se ka kaluar një gjendje gripale dhe se është i hapur dhe transparent ndaj publikut për çdo problem që ka.

“Është e vërtetë, unë kalova një gjendje virale që kaloi pa asnjë ndërlikim të veçantë. Njoftoj publikun për çdo gjë, nuk bëj si ai tjetri që shkarkon Komandantin e Gardës vetëm pse infermieret nxjerrin lajme,” u shpreh Berisha në një deklaratë për mediat.

Ai i bëri thirrje publikut të vërejë “dy standardet” që përdoren nga qeveria, duke iu referuar situatës së fundit ku u shkarkua Komandanti i Gardës së Republikës. Sipas Berishës, shkarkimi i tij lidhet me “botën e krimit” dhe po zhvillohet një investigim i thelluar, për të cilin pritet të zbulohen detaje shumë shpejt.

Gjithashtu, Berisha kritikoi mënyrën e shkarkimit, duke përmendur se kjo ndodhi menjëherë pas disa procedurave spitalore, ku sipas tij nuk janë kryer testet e nevojshme dhe serioze për situatën.

“Do ta merrni vesh shpejt. Po bëhet një investigim. Ai u shkarkua pikërisht të nesërmen e disa procedurave spitalore, ku nuk pati asnjë test serioz për ato që duhej të ishin kryer,” shtoi ish-kryeministri.

Kjo deklaratë e Berishës vjen në një moment kur sistemi i sigurisë në vend po përballet me sfida dhe tensione, ndërsa transparenca dhe trajtimi i drejtë i çështjeve shëndetësore dhe institucionale mbeten tema të nxehta në debatet publike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat