Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar pensionistët se së shpoejti do të ndryshojë bonusi i vitit të ri.
Sipas tij nga viti i ardhshëm, skema do të forcohet dhe pensionet do të jenë më të mira.
”Do t’ju njoftojmë se si do të ndryshojë bonusi i fundvitit brenda ditësh, fillimi i këtij procesi të rishikimit të të gjithë hapave që ndjekim në raport me pensionistët dhe pensionet. Nga viti i ardhshëm skema të forcohet të kemi pensione më të mira, të ardhurat nga rritja ekonomike, një pjesë të shkojë tek pensionistët. Asnjë forcë nuk do e bënte këtë që po bëhet në drejtësi, asnjë forcë nuk do bënte asgjë pozitive për pensionistët veç kësaj force që quhet PS.
Edhe pensionistët që nuk e mbështesin këtë forcë në këtë pikë duhet të jenë të bindur që në mënyrë të pavetëdijshme që mbështesin Suden, ata që nuk na mbështesin ne por që shkojnë pas maskave të Sudes duhet ta dinë që për inatin tonë flenë me Suden. Ti dëgjosh kur flasin dhe thonë çfarë do bëjnë nuk bëjnë sens siç nuk bënte Sudja, inat le të na kenë por hakun nuk duhet të na mohojnë se i bien vetes, gjithsesi e kemi mbështetjen për të vijuar këtë punë.
Është një Sude me gjyslykë që sjell ca pensionistë për të bërë protestën, jam i keqardhur për ata pensionisë por se dalin të nxitur nga Sudja dhe i besojnë asaj Sudeje me një maskë me gjyslykë”, është shprehur Rma gjatë një takimi me pensionistët në Korçë.