Dollari amerikan ka regjistruar sërish zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm pas një rikuperimi të lehtë që pati ditën e djeshme duke u blerë me 85.6 lekë dhe duke u shitur me 87 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane ndërkaq ka shënuar një rënie të lehtë të kuotës këtë të mërkurë duke u blerë sot me 97.5 lekë dhe duke u shitur me 98.4 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Franga zvicerane gjithashtu e ka nisur ditën negativisht duke pësuar një zbritje të vlerës teksa është blerë këtë të mëngjes me 103.6 lekë dhe është shitur me 104.8 lekë në raport me ditën e martë.
Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi edhe ai ka pasur rënie të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot me 114.2 lekë dhe duke u shitur me 115.5 lekë krahasuar me një ditë më parë referuar tregut të brendshëm valutor.