Në një kohë kur tensionet në Lindja e Mesme vijojnë të rriten dhe situata humanitare në Iran mbetet shqetësuese, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka tërhequr vëmendjen për një reagim të pazakontë gjatë një interviste televizive.
Gjatë një lidhjeje telefonike LIVE në Fox News me prezantuesen Dana Perino, Trump u pyet mbi gjendjen e popullit iranian dhe vështirësitë që po përjetojnë qytetarët, përfshirë mungesën e ushqimit dhe ujit të pijshëm.
Megjithatë, në vend që të jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë mbi krizën humanitare, ai e devijoi bisedën duke kujtuar një darkë të mëparshme dhe duke i bërë komplimente prezantueses.
“Nuk ke ndryshuar… ndoshta je edhe më e bukur,” u shpreh Trump, duke shtuar me tone ironike se një deklaratë e tillë mund t’i kushtonte karrierën politike.
Nga ana e saj, Perino u përpoq të menaxhonte situatën me humor, duke ia atribuar komplimentin ekipit të flokëve dhe grimit të televizionit.
Deklarata e Trump ka ngjallur reagime dhe komente në rrjetet sociale, duke u parë nga shumë si një shmangie nga çështjet serioze që lidhen me krizën në Iran dhe zhvillimet e fundit në rajon.



