back to top
17.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaEvazioni fiskal i “Bankers”/ Dorëzohet GJKKO

Evazioni fiskal i “Bankers”/ Dorëzohet GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur zëvendësimin e masave të sigurisë nga “arrest në shtëpi” në masa më të lehta për katër të pandehur të dosjes “Bankers”.

Bëhet fjalë për Leonidha Çobo, Hong Ping Xiao, Ardit Kero dhe Lianyi Wang, për të cilët gjykata ka caktuar masat “ndalim i daljes jashtë vendit” dhe “detyrim për t’u paraqitur”.

Kërkesa për ndryshimin e masave të sigurisë është paraqitur nga prokurorët e posaçëm Enkelejda Millonai dhe Anita Jella, me argumentin se ka kaluar afati 9-mujor i paraburgimit. Nga ana tjetër, mbrojtja ligjore e të pandehurve kishte kërkuar shuarjen e plotë të masave të sigurisë.

Në këtë çështje, disa persona të tjerë të përfshirë po hetohen në gjendje të lirë, pa masa sigurie.

Ndaj katër të pandehurve rëndojnë akuza të rënda, përfshirë “krijim i skemave mashtruese lidhur me TVSH-në”, “fshehje e të ardhurave”, “pastrim i produkteve të veprës penale”, “shpërdorim detyre” dhe “moskryerje e detyrave nga organet tatimore”.

Hetimet lidhen me aktivitetin e kompanisë Bankers Petroleum, e cila operon prej më shumë se 20 vitesh në zonën e Patos-Marinzës. Sipas prokurorisë së Fierit, kompania dyshohet se ka shmangur detyrimet tatimore gjatë gjithë periudhës së aktivitetit të saj në Shqipëri.

Sipas të dhënave të bëra publike në kuadër të hetimeve, “Bankers Petroleum” ka deklaruar humbje për rreth 20 vite me radhë, në total rreth 11.7 miliardë lekë, ndërkohë që gjatë së njëjtës periudhë ka eksportuar apo shitur naftë në vlerën e rreth 532 miliardë lekëve. Prokuroria dyshon se në këtë mënyrë janë shmangur detyrimet tatimore dhe janë përfituar edhe rimbursime të TVSH-së.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat