back to top
27.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDosja “5D”/ GJKKO shpall vendimin, dënohen katër prej të pandehurve

Dosja “5D”/ GJKKO shpall vendimin, dënohen katër prej të pandehurve

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin në lidhje me fraksionin e dosjes “5D”, konkretisht për të pandehurit Deborah Keçi, Teuta Guri, Renaldo Gjerasi dhe Jetjon Mera.

Deborah Keçi, e cila është dënuar për shkelje të barazisë në tendera, është dënuar me 1 vit burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar konvertohet në 8 muaj burg. Dënim që në fund është konvertuar në 60 orë punë në interes publik.

Ndërkohë tre personat e tjerë, Teuta Guri Renaldo Gjerasi dhe Jetjon Mera, janë dënuar fillimisht me 9 muaj burg, që konvertohet për shkak të gjykimit të shkurtuar me 6 muaj burg.

Dënim që në fund është konvertuar në 60 orë punë në interes publik 60 orë punë në interes publik për secilin prej tyre.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat