back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 16 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetBotaDosja bërthamore-“Amerika na kërcënon me bombardime”/ Irani: Negociojmë vetëm indirekt me SHBA-në

Dosja bërthamore-“Amerika na kërcënon me bombardime”/ Irani: Negociojmë vetëm indirekt me SHBA-në

Irani i ka quajtur çdo bisedim të drejtpërdrejtë me Shtetet e Bashkuara “të pakuptimtë”, por ka thënë se është i hapur për negociata indirekte për çdo çështje.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, në një shënim nga ministria e raportuar nga media të ndryshme ndërkombëtare.

“Nuk ka kuptim të dialogohet drejtpërdrejt me një palë që kërcënon vazhdimisht përdorimin e forcës, në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe që shpreh qëndrime kontradiktore”, tha Araghchi, duke komentuar deklaratat e fundit të presidentit amerikan Donald Trump.

Javën e kaluar, Trump kërcënoi Teheranin me “bombardime” dhe sanksione dytësore nëse nuk arrihej marrëveshje për dosjen bërthamore.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat