back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 20 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDosja e 21 Janarit/ SPAK insiston: Berisha duhet të paraqitet sërish

Dosja e 21 Janarit/ SPAK insiston: Berisha duhet të paraqitet sërish

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar për herë të tretë ish-kryeministrin dhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për t’u marrë në pyetje lidhur me dosjen e 21 Janarit.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se Berisha mori dijeni për këtë thirrje ditën e sotme dhe duhet të paraqitet të premten.

Ditën e premte të kaluar, Berisha refuzoi të paraqitej, duke pretenduar se nuk kishte marrë asnjë fletë-thirrje nga Prokuroria për këtë çështje. Ai kundërshtoi deklaratën zyrtare të SPAK, sipas së cilës kreut të PD i ishin dërguar dy fletë-thirrje për të marrë pjesë në hetime, duke i cilësuar pretendimet e tij si të pasakta.

SPAK ka nënvizuar se të gjitha thirrjet janë dërguar sipas procedurave dhe i ka konsideruar të pavërteta pretendimet se Berisha nuk kishte marrë njoftimet për t’u paraqitur.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat