back to top
27.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDosja e Suel Çelës/ Apeli lë në burg Pajtime Fetahun dhe heq...

Dosja e Suel Çelës/ Apeli lë në burg Pajtime Fetahun dhe heq masën për gazetarin Qyno

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për ‘arrest me burg’ ndaj gjyqtares Pajtime Fetahu, e implikuar në dosjen e grupit të Suel Çelës.

Ndërkohë, Apeli ka hequr masën detyrim paraqitje për gazetarin Elton Qyno.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 14.01.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 2 akti, datë 06.01.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim M.R., Xh.R., E.Q., P.F., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 138, datë 22.11.2024 dhe nr. 146, datë 27.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit n.138 datë 22/11/2024 dhe vendimit n.146 datë 27/11/2024 të Gjyqtarit që shqyrton kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të hetuarit apelues z.M..R., z.Xh.R. dhe znj.P.F..

Shfuqizimin e vendimit n.138 datë 22/11/2024 dhe vendimit n.146 datë 27/11/2024 të Gjyqtarit që shqyrton kërkesat e palëve gjatë hetimeve paraprake në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të hetuarin apelues z.E.Q.”-njofton gjykata e Apelit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat