Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, u paraqit këtë të enjte në Gjykatën e Lartë (GJKKO), i thirrur për çështjen e shpërthimit të Gërdecit.
Seanca e zhvilluar zgjati rreth katër orë, ndërsa seanca e ardhshme është caktuar për datën 22 janar.
Gjatë seancës, Mediu deklaroi se ka lexuar dëshmi që ka siguruar vetë nga personalitete të larta ushtarake ndërkombëtare që kanë njohuri për ngjarjen.
“Gjykata do të shprehet. Departamenti i Drejtësisë ka bërë vlerësimin e shkaqeve të shpërthimit të Gërdecit dhe kërkon që ekspertët të pyeten përmes procedurave ligjore nëpërmjet Gjykatës dhe Ministrisë së Drejtësisë. Prokuroria nuk ka kërkuar të thërrasë askënd, por ne kemi siguruar kontakt me Departamentin e Drejtësisë që të procedohet ligjërisht,” u shpreh Mediu.
Ai shtoi se dëshmitë e tij, dhënë nën betim, sipas tij, po trajtohen si të pavlefshme nga prokuroria.



