back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDosja “Metamorfoza”/ Beçi: Fiset kriminale fuqizohen dhe synojnë pushtet politik

Dosja “Metamorfoza”/ Beçi: Fiset kriminale fuqizohen dhe synojnë pushtet politik

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ka komentuar ngjarjen e fundit në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën në një atentat të dyshuar si larje hesapesh mes fiseve Bajri dhe Lici.

Në emisionin “Kjo Javë” në News24, Beçi deklaroi se fiset Bajri dhe Lici janë grupe kriminale me mbi 20 vjet jetëgjatësi dhe kanë ndërtuar një pozicion të fortë në krimin e organizuar, ndërsa tashmë po tentojnë të futen edhe në politikë, sipas të dhënave nga dosja “Metamorfoza”.

“Bajri dhe Lici janë grupet më jetëgjatë e të pagoditura nga drejtësia. Ata janë fuqizuar dhe tentojnë të hyjnë në politikë. Këto elementë kanë rezistuar ndaj hetimeve dhe arrestimeve për rreth 20 vite, duke krijuar dominancë dhe duke u bërë të rrezikshëm,” tha Beçi.

Ai theksoi gjithashtu se niveli i rrezikshmërisë nuk kufizohet vetëm në Shkodër, por përfshin edhe qytete të tjera si Fier, Elbasan dhe Vlorë, ku veprimtaria e grupeve kriminale lidhet me trafikun e drogës dhe aktivitetet e organizuara deri në Amerikën Latine.

Sipas Beçit, qyteti i Shkodrës aktualisht kontrollohet nga policia, por ngjarjet e fundit kanë rritur shqetësimin e qytetarëve, pasi fenomeni i gjakmarrjes është bërë i rrezikshëm edhe për kalimtarët. Ai nënvizoi rëndësinë e mbledhjes së informacionit për të parandaluar ngjarje të tjera kriminale, pa pasur nevojë për dërgimin e forcave shtesë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat