back to top
20.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDosja ‘Metamorfoza’/ Shtyhet seanca ndaj të akuzuarve

Dosja ‘Metamorfoza’/ Shtyhet seanca ndaj të akuzuarve

Është shtyrë në GJKKO sërish seanca për dosjen “Metamorfoza” për shkak se mungonin avokatët e dy prej të pandehurve.

Seanca e radhës do të zhvillohet më datën 30 maj, ndërsa edhe vetë disa prej anëtarëve të grupit kriminal nuk morën pjesë në gjyq si Pëllumb Gjoka, Behar Bajri, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltian Bistri, Xhevahir Lita.

Gjithashtu palët u njohën me vendimin e zëvendësimit të Irena Gjokës si pjesë e treshes gjyqësore, duke u zëvendësuar me Erion Çelën, që i bashkohet trupës aktuale me Etleva Dedën e Flora Hajredinajn.

Gjoka është me leje për një afat dy mujor për shkak të rrethanave familjare njoftuan kolegët e saj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat