back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDosja “Partizani”/ Gazetari: Gjyqtarja Ulliri konflikt të pastër interesi, të japë dorëheqjen

Dosja “Partizani”/ Gazetari: Gjyqtarja Ulliri konflikt të pastër interesi, të japë dorëheqjen

Gazetari Fatos Mahumtaj thotë se gjyqtarja Elsa Ulliri duhet të japë dorëheqjen nga gjykimi i dosjes “Partizani”.

Mahmutaj u shpreh se nëse Ulliri do gjykojë çështjen, do vendosë në favor të Sali Berishës, pasi është kushërira e deputetes së PD, Andia Ulliri.

“Kemi konflikt të pastër interesi, kemi të bëjmë me kushërirën e deputetes. Berisha i ka pasur qejf procedurat me grep.Tani e ka ndrequr shortin, që ta marrë në dorë, një person që ka konflikt interesi. Moralisht, kjo gjyqtare duhet të japë dorëheqjen.

Nëse kjo gjykatëse do mbesë në kryesinë e çështjes, vendimi është marrë.

Deklaratat e Berishës nuk duhen marrë gjithmonë seriozisht, Berisha akuzon dhe nxin shqiptarët kudo që janë”, theksoi ai në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat