GJKKO ka shtyrë seancën për dosjen “Partizani” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe të akuzuarit e tjerë për në datën 19 maj, ora 11:30.
Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani, një çështje që ka qenë në qendër të hetimeve për dyshimet për korrupsion dhe shkelje të ligjit nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha.