Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, është zhvilluar këtë të hënë, por është shtyrë për në datën 9 shkurt.
Gjatë seancës, e cila zgjati rreth katër orë, avokati i Malltezit, Klodian Skënderaj, kundërshtoi akuzat e ngritura nga SPAK, duke i cilësuar ato të pabazuara dhe pa mbështetje ligjore.
Pas diskutimeve mes palëve, gjykata vendosi shtyrjen e seancës për të vijuar shqyrtimin e çështjes në një datë të mëvonshme.
Dosja “Partizani” është një nga çështjet më të ndjekura të drejtësisë së re, ndërsa Malltezi ndodhet nën hetim nga SPAK për akuzat e ngritura ndaj tij.



