Është shtyrë sërish seanca paraprake për kreun e PD Sali Berisha, dhëndrin e tij dhe dy të pandehurit e tjerë.
Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca për 40 minuta ku nga mbrojta e Malltezit janë paraqitur disa prova shkresore.
Por, më pas një nga mbrojtësit ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të një angazhimi tjetër.
Në procesin gjyqësor të dosjes “Partizani” të akuzuarit kryesorë nga SPAK për akuzën e korrupsionit janë kreu demokrat Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, si dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi.