back to top
2.5 C
Tirana
E diel, 23 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDosja “Partizani”/ Shtyhet sërish seanca

Dosja “Partizani”/ Shtyhet sërish seanca

Është shtyrë sërish seanca e shqyrtimit paraprak seanca paraprake për Sali Berishën dhe të pandehurit e tjerë për dosjen “Partizani”. Seanca e parashikuar të zhvillohej sot është shtyrë për në datën 26 shkurt ora 9:00.

Në seancën e 5 shkurtit të këtij viti të shqyrtimit paraprak të dosjes “Partizani”, e cila zgjati më pak se 1 orë, avokatët e Jamarbër Malltëzit paraqitën disa akte shkresore, duke i ezauruar parashtrimet e tij.

Më pas, me kërkesë të një prej avokatëve për shkak të një angazhimi në një proces tjetër gjyqësor, seanca u ndërpre dhe u shty për sot, më 14 shkurt. Deri më tani, gjykata është njohur me pretendimet e avokatëve të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Malltezi. 

Në seancën paraprake në Gjykatën e Posaçme më 11 janar, pala mbrojtëse ka kërkuar që SPAK të marrë në pyetje kryeministrin Edi Rama, për të sqaruar rolin e tij në transformimin e pronës që është objekt i hetimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat