back to top
15.5 C
Tirana
E enjte, 24 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitet“Drejtësi deri në fund për Martinin”/ Protestuesit: Plotësoni kërkesat tona deri të...

“Drejtësi deri në fund për Martinin”/ Protestuesit: Plotësoni kërkesat tona deri të mërkurën ose prindër e nxënës bojkotojnë mësimin

Qindra qytetarë kanë dalë sot në protestë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga shoku i shkollës, bashkëmoshatar i tij, i mituri me inicialet M.P..

Prezent në protestë është edhe gjyshi i 14-vjeçarit, i cili u shpreh se humbja e Martini është shumë e madhe, ndërsa bëri thirrje për drejtësi.

Ndër të tjera ai iu drejtua qytetarëve duke u thënë “U dogjëm ne, të mos digjen dhe të tjerët”.

Ka qenë një humbje shumë e madhe që nuk po e përballojmë. Kërkoj që të vendoset drejtësia. Ka qenë fëmijë shembullor në shoqëri. Ne u dogjëm, mos të digjen edhe të tjerë. Do ta ndjek këtë çështje, ashtu siç ra Martini do të bie edhe unë.‘, ta gjyshi i 14-vjeçarit.

Protestuesit thanë ndër të tjera se nëse nuk plotësohen 8 kërkesat e tyre deri të mërkurën, do të bojkotohet mësimi në mbarë shkollat e vendit. Qytetarët protestues kërkojnë ndër të tjera më tepër punonjës socialë në shkolla, më shumë oficerë policie, më tepër siguri etj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat