back to top
27.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDrejtësi pas 8 vitesh/ Burgim të përjetshëm për porositësit e vrasjes së...

Drejtësi pas 8 vitesh/ Burgim të përjetshëm për porositësit e vrasjes së ish-drejtorit të Policisë

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot dënimin me burgim të përjetshëm për Bledar Jambellin dhe Kristaq Leçin, të cilët u gjetën fajtorë për përfshirjen në vrasjen e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Artan Cuku. Ngjarja e rëndë, që tronditi opinionin publik në prill të vitit 2017, ndodhi në rrugën e “Kosovarëve” në Tiranë.

Hetimet zbuluan se Bledar Jambelli ishte porositësi dhe financuesi i kësaj vrasjeje. Ai u arrestua në Greqi në vitin 2018 dhe më pas u ekstradua në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë.

Autori i ekzekutimit, Mikel Shallari, u arrestua pak ditë pas ngjarjes dhe, duke bashkëpunuar me Prokurorinë, zbuloi identitetet e porositësve dhe bashkëpunëtorëve. Për bashkëpunimin, Shallari përfitoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe u dënua me vetëm 10 vite burg.

Sipas dosjes hetimore, motivi i vrasjes ishte një arrestim i bërë nga Cuku në vitin 2012, kur në rolin e drejtorit të Policisë së Vlorës, ndaloi Bledar Jambellin si të dyshuar për vrasjen e shtetasit Armando Delaj. Jambelli u lirua nga këto akuza dy vite më pas dhe madje fitoi një dëmshpërblim prej mbi 500 mijë lekësh nga shteti për periudhën e qëndrimit në paraburgim.

Ky vendim i Gjykatës shënon një moment të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe dhunës në Shqipëri, duke dërguar një mesazh të fortë për drejtësinë dhe rendin në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat