Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka zgjedhur anëtarët e tij për vitin 2026, përmes shortit të hedhur këtë të mërkurë në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Procesi ka përcaktuar përbërjen e re të KED, organ kushtetues me rol kyç në filtrimin dhe vlerësimin e kandidatëve për pozicionet më të larta të sistemit të drejtësisë.
Të zgjedhurit për vitin 2026 janë:
Fjona Papajorgji, anëtarja e parë e përhershme nga Gjykata Kushtetuese.
Marjana Semini, anëtarja e dytë e përhershme, po nga Gjykata Kushtetuese.
Genti Ibrahimi, anëtar zëvendësues i KED.
Ilir Panda, anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili sipas ligjit do të mbajë edhe detyrën e kryetarit të KED për vitin 2026.
Valbon Cekrezi, anëtar zëvendësues.
Anëtarët e KED e ushtrojnë funksionin me kohë të pjesshme, pa u shkëputur nga detyrat e tyre të përditshme, ndërsa mandati i tyre është njëvjeçar dhe nis më 1 janar të çdo viti.



