back to top
11.5 C
Tirana
E hënë, 20 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia"Drejtësia në rrezik"/ Ish-prokurori Beçi nxjerr zbuluar shkeljet në rastin Barjami

“Drejtësia në rrezik”/ Ish-prokurori Beçi nxjerr zbuluar shkeljet në rastin Barjami

Ish-prokurori Eugen Beçi ka komentuar ashpër arrestimin e avokatit Ulian Barjami, ngjarje që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe në komunitetin juridik. Beçi e cilëson këtë rast si një këmbanë alarmi, duke paralajmëruar se veprimet e prokurorisë tregojnë një kalim të kufijve ligjorë dhe dobësim të rolit të gjykatës në sallën e gjyqit.

“Avokati dhe prokurori janë palë të barabarta në sallën e gjyqit. Palë të barabarta që i siguron Kodi i Procedurës Penale dhe çdo element tjetër i organizmit gjyqësor,” deklaroi Beçi, në një intervistë për TemA.

Ai shtoi se gjykatësi është i vetmi arbitër në sallën e gjyqit, dhe se në rastet kur ndodh një vepër penale, gjykata është e vetmja që ka kompetencë për të filluar ndjekjen penale, jo prokurori.

Ish-prokurori paralajmëron se rastet si ai i Barjamit reflektojnë një prirje represive të prokurorisë, e cila sipas tij nuk po respekton kompetencat e saj, ndërkohë që gjykata “tulatur” nuk ndërhyn kur duhet për të mbrojtur barazinë mes palëve.

Beçi theksoi gjithashtu se në situata të tilla gjykata duhet të vendosë rregullin dhe të ndalojë çdo veprim jashtë kompetencave ligjore, duke mbajtur të paprekur rolin e avokatit si mbrojtës i të drejtave të klientit dhe garantues i proceseve të rregullta gjyqësore.

Ky koment i ish-prokurorit vjen pas një debat të gjërë mbi kompetencat e prokurorisë dhe të gjykatës, pas ngjarjes së 18 tetorit kur avokati Barjami u arrestua për kanosje ndaj prokurorit gjatë një seance gjyqësore, por u lirua më pas nga prokuroria për shkak të shkeljeve procedurale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat