Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion mbush sot 5 vite nga krijimi.
Në fjalën e tij, kreu i SPAK Altin Dumani, u shpreh se drejtësia nuk njeh anë dhe kah dhe nuk ka persona të paprekshëm
“Lidhur me korrupsionit, janë 1036 persona nën hetim, 61 zyrtar të nivelit shumë të lartë dhe 70 përqind e tyre janë dërguar për gjykim.
Janë ngritur 42 skuadra të përbashkëta hetimore në lidhje me bashkëpunimin me ndërkombëtarët.
Kemi sekuestruar 182 mln euro asete të përfituara në mënyra të paligjshme.
Kemi hetuar zyrtarë të të gjitha niveleve, mesazh që drejtësia nuk njeh anë dhe kah dhe nuk ka persona të paprekshëm”, tha ai.
Deklarata e Dumanit:
Jemi krenar për kontributin që kemi dhënë në lehtësimin e arritjes së kësaj aspirate. Jemi të vendosur përgjatë rrugës së integrimit europian, për të ruajt standardin europian të zbatimit të ligjit. Në fillim ishim vetëm 8 prokurorë. E nisëm me një dosje voluminoze të mbartura nga krimet e rënda dhe atë të transferuara nga prokuroritë e rretheve. Në mungesë të plotë të Byrosë kombëtare të hetimit, po për të kontribuar në ngritjen e këtij institucioni të ri. U hasën vështirësi nga më të ndryshme, qoftë në ngritje e institucioneve nga ana formale, por edhe infrastrukturore. U desh të krijohej një fizionomi dhe mendësi që do i përshtatej filozofisë së re të reformës në drejtësi. Sot vijojnë po të njëjtat, por kjo është pjesa jonë personale. Një pjesë aspak e vogël, që ne 20 prokurorët e SPAK, 60 hetuesit e BKH e të tjerë, ne i kemi prnauar. Sollëm ndëshkueshmëri në nivele të larta të shtetit.
Drejtësi nuk njeh anë dhe kah, dhe nuk ka të paprekshëm nëse ligjet e këtij vendi shkelen. Korrupsioni sfidohet, se sot s’mund të ketë zyrtarë të lartë publik të imunizuar nga drejtësia. Kjo përpjekje e jona s’ka kaluar pa vështirësi. Korrupsioni apo krimi s’mund të zhduken para ditës. Jemi përballur me përpjekje për ta minuar punën tonë, kërcënime, shpifje apo kërcënime familjarësh. Jemi betuar për tu shërbyer vendit, drejtësisë shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë.
Dhamë mesazh të qartë se drejtësia nuk ka anë e kah. Sot nuk ka zyrtarë të lartë publik të imunizuar nga drejtësia
Përpjekja jonë e deritanishme nuk ka kaluar pa vështirësi. Korrupsioni apo krimi nuk mund të zhduket brenda ditës. Jemi përballur me përpjekje për ta minuar punën tonë. Me fyerje, shpifje, kërcënime ndaj nesh apo familjarëve tanë por përballë tyre jemi mbledhur bashkë si trupë e vetme kolegësh e kemi kuptuar sa e rëndësishme është pavarësia e institucionit dhe sa i vyer është integriteti I secilit nga ne. Jemi betuar për ti shërbyer vendit dhe qytetarëve shqiptarë. SPAK sot është më i fortë.