back to top
28.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniDrejtësia përgatit shkarkimin e kryeprokurorit/ Mexhiti: Akoma nuk kemi emra konkret

Drejtësia përgatit shkarkimin e kryeprokurorit/ Mexhiti: Akoma nuk kemi emra konkret

Zv. kryeministri Izet Mexhiti, deklaroi se akoma nuk ka bisedime në qeveri për emra konkret të mundshëm si kryeprokuror i ardhshëm. Ministrinë e Drejtësisë duhet të përpilojë propozimin për shkarkimin e kryeprokurorit aktual Lupço Kocevski. Bashkë me propozimin, do të publikohen edhe arsyet e shkarkimit të tij por nga qeveria kanë thënë se në punën e tij ka pasur konflikt interesi dhe shkelje ligjesh.

“Nuk bisedojmë për emër, bisedojmë për atë se duhet të jetë profesionist i përkushtuar për t’u kthyer besimi i qytetarëve në gjyqësor dhe në prokurorinë publike”, deklaroi Izet Mexhiti, zv. kryeministër i parë.

Sa i takon prokurorit publik, nga Drejtësia thanë se punohet për shkarkimin e tij. Nëse është gati deri në seancën e radhës të martën, a do të vendoset menjëherë në rend dite?

Nëse procedura është plotësuar, po”, u përgjigj Mexhiti. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat