Drejtori i Policisë së Tiranës Elton Alushi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK.
Alushi ka qëndruar për një periudhë brenda godinës së prokurorisë së posaçme, ndërsa më pas është larguar pa u prononcuar për mediat.
Arsyet e thirrjes së tij në SPAK ende nuk janë të zbardhura.