back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDrejtori i ri i BKH-së, gara vijon me testin fizik/ 7 kandidatë...

Drejtori i ri i BKH-së, gara vijon me testin fizik/ 7 kandidatë kalojnë në fazën tjetër

Në përputhje me nenin 38, pika 2, shkronja ‘d’ të Ligjit nr. 95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, sot u zhvillua faza e dytë e procesit të përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH): Testi i Aftësisë Fizike (TAF).

Testimi u mbajt në ambientet e Njësisë Speciale RENEA, në Yzberisht, që prej orës 07:00 të mëngjesit. Shtatë kandidatët e përzgjedhur për këtë fazë kishin marrë më parë njoftimin mbi modalitetet dhe e përfunduan me sukses të gjithë komponentët e kërkuar.

Komponentët e testit fizik:

Palosje abdominale (1 minutë)

Sprint 300 metra (i matur me kohë)

Pompa (pa kufizim kohor)

Vrap 2.4 km (i matur me kohë)

Procesi u monitorua nga një ekip mjekësor, për të garantuar sigurinë e kandidatëve, dhe u vëzhgua nga përfaqësues ndërkombëtarë, me qëllim garantimin e transparencës dhe standardeve të larta të rekrutimit.

Pas përfundimit të testit fizik, kandidatët do t’i nënshtrohen fazës së tretë, që përfshin:

Ese me shkrim

Test arsyetimi logjik

Procesi përzgjedhës për drejtuesin e BKH-së është ndër më rigorozët në vend, duke ndjekur modelin e agjencive partnere ndërkombëtare, me synim krijimin e një strukture profesionale, të paanshme dhe të aftë për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat