back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetDrejtuesit e ri të Kuvendit/ Emrat, nga kryetari tek nënkryetarët

Drejtuesit e ri të Kuvendit/ Emrat, nga kryetari tek nënkryetarët

Kryesocialisti Edi Rama ka njoftuar përzgjedhjen e Niko Peleshit si kryetar të Kuvendit për legjislaturën e re që nis këtë të premte.

Deputeten e Durrësit, Klodjana Spahiun, Rama e propozoi për nënkryetare të parlamentit, ndërsa riktheu Taulant Ballën në rolin e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

“Niko Pelshi është profili dhe njeriu i duhur për të marrë nga Elisa stafetën si kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Në krah të Nikos, me eksperiencën e fituar dhe profesionalizmin që e karakterizon, Klodiana Spahiu është nënkryetarja e duhur. Sa i përket drejtimit të grupit të ri parlamentar, ka shumë pak për t’u menduar: Taulant Balla është deputeti i duhur,” tha Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS.

Ky vendim vjen ndërsa PS përgatitet për fillimin e legjislaturës së re, duke konsoliduar ekipin drejtues të Kuvendit dhe grupit parlamentar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat