back to top
4.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
KreuSporti“Dridhet” pankina e Conceicaos/ Trajneri i Milanit në rrezik shkarkimi

“Dridhet” pankina e Conceicaos/ Trajneri i Milanit në rrezik shkarkimi

Dështimi në Champions League ka “trazuar ujërat” në shtëpinë e Milanit. Drejtuesit e shikojnë trajnerin Sergio Conseicao si fajtor dhe po mendohet shkarkimi i tij nga pankina.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, nëse deri dje qëndrimi i tij ishte i sigurt, tani nuk mund të thuhet e njëjta gjë.  Tekniku Conseicao është i varur nga rezultatet, të cilat deri më tani nuk përmbushin pritshmëritë, përtej atij suksesi në Superkupë.

Vendi i katërt është detyrim për Milanin, çdo gjë tjetër do konsiderohej katastrofë. Drejtuesit kanë vendosur t’i japin kohë disa javë trajnerit, për të ndarë mendjen më pas nëse do vijojë bashkëpunimi apo jo.

Konseisao deri më tani numëron 14 ndeshje në drejtimin e Milanit, me ekipin që ka marrë mesatarisht 1.93 pikë për ndeshje.

Deri më tani, Milan renditet në vendin e shtatë me 41 pikë. Distanca me top-4 është 5 pikë, vend i cili mbahet nga Juventusi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat