back to top
27.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDrogë, makina, dokumente sekrete/ Si vepronte grupi shqiptar në veri të Europës

Drogë, makina, dokumente sekrete/ Si vepronte grupi shqiptar në veri të Europës

Prokurori i SPAK, Alfred Shehu ka dhënë informacione mbi goditjen e grupit kriminal të trafikut të drogës në Finlandë, që drejtohej nga shtetas shqiptarë.

Prokurori i SPAK deklaroi se janë lëshuar 11 urdhër arreste dhe janë ekzekutuar 9 prej tyre gjatë aksionit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Shehu shtoi se janë sekuestruar 8 automjete, celularë dhe dokumente në gjuhën finlandeze në lidhje me aktivitetin kriminal të personave.

“Janë zbuluar dhe kapur sasi lënde narkotike edhe gjatë vitit 2024. Nga ana e SPAK është dërguar në maj kërkesa për caktimin e masës së sigurimit për 11 persona dhe nga GJKKO është pranuar kërkesa e SPAK duke caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 11 persona.

U caktua që operacioni të kryhej në orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të policisë finlandeze. Si rezultat u ndaluan 9 persona dhe vazhdon puna për të bërë të mundur arrestimin e dy personave të tjerë.

Gjatë zbatimit të masave të sigurimit u sekuestruan 8 automjete, telefona celularë dhe shumë dokumente, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre janë me vlerë për hetimin sepse ka të dhëna në gjuhën finlandeze në lidhje me aktivitetin kriminal të personave”, tha Shehu.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat