back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 31 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetKronikë“Duart mbi tavolinë”/ Si u arrestuan punonjësit e Call Centerit në Tiranë

“Duart mbi tavolinë”/ Si u arrestuan punonjësit e Call Centerit në Tiranë

Emisioni investigativ italian “Le Iene” ka publikuar pamjet e operacionit të SPAK dhe BKH në një call centre në Tiranë, ku organizata dyshohet se fitonte midis 20 dhe 30 milionë euro në muaj përmes thirrjeve të koordinuara në Evropë.

Në video shihet momenti kur oficerët afrohen pranë recepsionit duke thënë: “SPAK-u kontroll, asnjë lëvizje vajza. Mos i prekni telefonat”. Gjatë arrestimeve, dëgjohen urdhra të tillë si: “Policia, mos lëviz. Duart mbi tavolinë”, ndërsa punonjësit shoqërohen me pranga.

Kontrollet u zhvilluan në dy nga kullat shumëkatëshe në qendër të Tiranës, ku operonte aktiviteti i dyshuar i call centre-it. Tre vëllezër nga Tropoja u shpallën gjithashtu në kërkim si organizatorë të skemës.

Masat e dhëna nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit:

Remir Gjoligaj – arrest me burg

Endri Gjata – arrest me burg

David Qerimi – arrest me burg

Elis Merkaj – arrest me burg

Rentjan Peposhi – arrest me burg, afat 20 ditë

Odeas Kuqi – arrest me burg, afat 20 ditë

Hysen Xhepexhiu – arrest me burg

Klaudio Kaçupi – arrest me burg

Operacioni tregon përpjekjen e SPAK dhe BKH për goditjen e skemave të mëdha të organizatave kriminale që operojnë në Shqipëri dhe Evropë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat