back to top
32.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuSporti“Duhet të fitonin”, Inzaghi largohet me shije të hidhur, VAR “tërbon” Conte-n

“Duhet të fitonin”, Inzaghi largohet me shije të hidhur, VAR “tërbon” Conte-n

“X” kundër Napolit i la një shije të hidhur trajnerit Inzaghi, me teknikun zikaltër që e kënaq loja, por jo rezultati, në sytë e tij zikaltërit meritonin diçka më shumë:

“Më pëlqeu gjithçka në këtë takim. Nëse kishte një skuadër që duhet të fitonte, ai ishte Inter. I bëra komplimente djemve, u treguan të zotë. Nuk më vinte as të bëja ndryshime sepse nuk mund të bënim më mirë se aq”, u shpreh Inzaghi.

Ndryshe nga trajneri i Inter, Conte largohet nga “San Siro” me shumë mllef, me trajnerin e Napolit që u ndal gjatë duke bërë moviolë për atë penallti të dhënë në favor të Dumfries: “Një vendim i artritit mund të ndryshojë ndeshjen. VAR për këtë punë është, për të korrigjuar gabimet. Nëse VAR nuk e thërret arbitrin, kush duhet ta bëjë, unë? Gjithsesi, jam i kënaqur me atë që dhamë në këtë ndeshje, nuk ishte e thjeshtë”, theksoi Conte./BW

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat