back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitet“Dumani do të ketë fatin e Jack Smith”/ Berisha shpall fitoren

“Dumani do të ketë fatin e Jack Smith”/ Berisha shpall fitoren

Kreu i PD-së Sali Berisha, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se nuk do të jetë mbështetje.

Sipas tij, beteja kundër diktaturës është gjithnjë një betejë e vështirë, por asgjë në botë nuk ka më frymëzuese për njeriun se sa beteja kundër saj.

“Asgjë në botë nuk ka bekimin e Zotit më shumë se, beteja kundër saj. Se qëndresa kundër saj, të bindur dhe të sigurtë se kjo diktaturë i ka kohërat e numëruara.

Kjo diktaturë e bazuar mbi narkoshtetin, pati mbështetje të fuqishme ndërkombëtare. Në mbështetje të saj, të plotë dhe totale qëndroi e majta marksiste-leliniste e kryemafiozit, Xhorxh Soros.

Por kjo e majtë ekstreme, stuhia e saj kundër identitetit njerëzor, kundër familjes njerëzore, familjes, kundër dinjitetit, mori goditjen më të tmerrshme, më të rëndë nga kombi i madh Amerikan.

Mirëpo është jetike, vendimtare për të ardhmen tonë, që këtë goditje ta marrë dhe në Shqipëri, në kopshtin e krimeve të Xhorxh Sorosit dhe Edi Ramës.

Edi Rama le të sillet e të mbështillet, të harrojë më, se do të ketë mbështetjen, përkundrazi çdo ditë që kalon, iu garantoj se e afron me qelitë e McGonigalit”, është shprehur Berisha.

Më tej kryedemokrati nuk ka kursyer vëllain e kryeministritn dhe nuk ka lënë pa përmendur kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.

Sipas tij Dumani do të ketë fatin e Jack Smith, që ja mbathi sapo fitoi Donald Trump.

“Se Olsi i tij, një kryetrafikant rajonal, le të mbrohet sa të dojë nga Dumani, por nuk do ti shpëtojë kurrë ligjit, për trafiqet e tij kriminale.

Se Dumani, ky mercenar që për një pyetje merr 1 milionë, do të ketë fatin e faqeziut Jack Smith, që ja mbathi sapo fitoi Donald Trump.

Miqtë e mi, beteja është e vështirë vërtetë kundër diktaturave, por frymëzimi është shumë herë më i madh.

Guximi i qytetarëve shqiptarë është shumë herë më i madh, revolta është shumë herë më e madhe, zemërimi është shumë herë më i madh.

Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë”, ka thënë Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat