Analisti Skënder Minxhozi thotë se Altin Dumani u shpall kampion i antikorrupsionit nga DASH, pasi sipas tij, SPAK është kthyer në një institucion të dukshëm për SHBA.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se SPAK do vazhdojë të godasë majtas dhe djathas.
“Ajo që ndodh me drejtësinë, është për ju si parti politike, është thirrje publike, që realisht, e gjithë struktura t’i thërrasë mendjes dhe të mos fusë persona, të mos pranojë rrethana, që dalin si antiligjore. Pra, nëse kjo që po ndodh sot, pëso, korrigjohu dhe fito, atëherë këtu po. Unë do doja të kishte modifkimi praktikash, kjo është faturë shumë e kripur.
Do bëhet edhe më e kripur, majtas dhe djathtas. Ai zotëria që ka marrë medaljen atje, se marrë kot. Berishës i duket qokë nga Soros dhe Blinken, por nuk është ashtu. Shteti amerikan, që jep atë medalje, do të thotë që je bërë vizibël si institucion. Kjo partia juaj, kaq e madhe, kaq në pushtet, kaq të pacënuar, duhet të modifikojë diçka”, theksoi ai.