back to top
14.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDumani me 3 apartamente?/ Kreu i SPAK-ut: I kam blerë me punë...

Dumani me 3 apartamente?/ Kreu i SPAK-ut: I kam blerë me punë dhe kredi

Kryetari i SPAK iu përgjigj dhe akuzave të Berishës se ai vetëm rrogën e shtetit, ndërsa bashkëshortja merrej me përkthim disponon tre apartament.

“Berishës nuk i jap përgjigje por i jap publikut, taksa paguese shqiptarë. Çdo pasuri e imja eshte e verifikuar ne detaj në një proces hetimi administrativ rigoroz nga institucionet e vetingut. Nuk kam asgjë për të fshehur. E kam të deklaruar çdo të ardhur të jetës. Çdo gjë është produkt i punës 25 vjecare të familjes time. Një kredi është marrë në 2006 me të cilën kam blerë një nga pronat e mia në kohën kur ka qenë Berisha.

Pasuritë i kam patjetër. Ato janë të deklaruara. Dy janë para vitit 2013, 1 pas vitit 2013. Mua më njohin shumë mirë. Kurrë, kurrë në jetën time nuk kam pranuar jo përfitim të parregullt, jo rryshfet por qoftë dhe një dhuratë që tejkalon shumën prej 100 dollarë që është detyrim ligjor. E kam bërë pakt me veten e familjen time. Unë e dua punën time. E bëj me mish e shpirt”, tha Dumani në intervistë  për RTSH.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat