back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDumani merr këshilltare në SPAK Brunilda Bekteshin e Vettingut

Dumani merr këshilltare në SPAK Brunilda Bekteshin e Vettingut

Nga Elton Qyno

Brunilda Bekteshi, ish-komisionerja që shërbeu për 7 vite me rradhë si pjesë e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, tashmë ka marë një detyrë të re, duke u bërë Këshilltare Ligjore e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani.

Vendimi i emërimit të Bekteshit në këtë pozicion është marë pak ditë më parë nga titullari i institucionit, i cili i ka besuar postin e Këshilltares Ligjore.

“Ora Neës” ka mësuar se Brunilda Bekteshi do shërbejë në SPAK si këshilltare ligjore për pjesën verifikuese dhe këshilluese lidhur me procesin e “Vettingut”.

Tashmë dihet që pas shkrirjes së Komisionerit Publik, atributet e tij i ka marë titullari i SPAK, Altin Dumani, i cili përfaqëson praktikat e prokurorëve dhe gjyqtarëve të Apeluar në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Pas këtij gradimi, Dumani, pse jo mund të këshillohet dhe me ish-komisioneren e “Vettingut”, Brunilda Bekteshi, lidhur me analizimet e rasteve të prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë në shqyrtim e sipër pranë Komisionit të Posaçëm të Apelimit.

Lëvizja e kryeprokurit të SPAK për emërimin e Brunilda Bekteshit në këtë institucion, vjen në një fazë të “turbullt” brenda rradhëve të trupës së prokurorëve.

Kjo për shkak edhe të fazës përfundimtare të Garës, për kreun e ri të BKH-së por edhe për “ethet” që kanë nisur lidhur me emrat e kandidatëve që do shpalosin platformat e tyre në KLP, për të bërë drejtues të SPAK.

Ndërkohë një javë më parë, Dumani vendosi ti heqë të gjitha “Yjet”, ish-shefit të tij, Arben Kraja, duke e shkarkuar atë nga posti i Drejtorit të Zyrës së Marëdhënie me Jashtë në SPAK.

Shumë shpejt, Kraja, u zëvendësua brenda ditës me prokuroren Dorina Bejko dhe vendin e saj si prokuror i thjeshtë pranë sektorit të krimit ekonomik, e zuri Arben Kraja.

Një rënie e lirë nga maja në fund, që ndodhi brenda ditës, vetëm për faktin se mes Krajës dhe Dumanit pati një përplasje preferencash mbi lokalizimin për Drejtor të BKH-së të dy emrave të oficerëve, Elton Kërluku dhe Joni Keta.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat