back to top
11.5 C
Tirana
E hënë, 27 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDumani reagon për çështjen Balluku/ “S’ka sinjal kërcënimesh ndaj prokurorit Prençi”

Dumani reagon për çështjen Balluku/ “S’ka sinjal kërcënimesh ndaj prokurorit Prençi”

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, raportoi sot në Kuvend mbi veprimtarinë e institucionit, duke u përballur me një sërë pyetjesh nga deputetët.

Deputeti demokrat Klevis Balliu kërkoi sqarime lidhur me hetimet për ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, si dhe për disa çështje të dyshuara si afera korruptive, përfshirë tunelin e Llogarasë dhe termocentralet në Vlorë.

I pyetur nëse Balluku është nën hetim, Dumani u shpreh shkurt:

“Nuk kam për të dhënë asnjë koment.”

Ndërsa lidhur me pretendimet e Balliut se prokurori që po heton çështjen, Dritan Prençi, ndodhet nën kërcënim, kreu i SPAK sqaroi se nuk ka pasur asnjë sinjal shqetësimi nga ana e tij:

“Prokurori Prençi dhe të gjithë kanë mbështetjen time si drejtues. Jam në komunikim të përhershëm dhe deri këtë çast nuk më ka paraqitur ndonjë shqetësim.”

Dumani shtoi se brenda SPAK ekziston një frymë solidariteti dhe mbështetje e plotë për çdo prokuror që heton çështje të ndjeshme:

“Ka solidaritet në çdo çështje që ka në ndjekje. Jo vetëm Prençi, por të gjithë prokurorët. Jam munduar të krijoj një ambient ku ata janë të lirë të ushtrojnë ndjekjen penale. Do t’i mbështes deri në ditën e fundit që do jem në krye të SPAK.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat