back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaDumani: Sulmet politike rrisin kërcënimet ndaj prokurorëve të SPAK

Dumani: Sulmet politike rrisin kërcënimet ndaj prokurorëve të SPAK

Në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani, bëri të qartë se sulmet dhe deklaratat politike ndaj strukturës që ai drejton kanë një ndikim të drejtpërdrejtë mbi rrezikun ndaj prokurorëve të posaçëm nga krimi i organizuar.

“Deklaratat politike frymëzojnë dhe elementë të krimit të organizuar. Sa herë shtohen sulmet politike, vihet re shtim i rasteve të kërcënimeve të prokurorëve të posaçëm. Ne qëndrojmë larg retorikës politike”, tha Dumani.

Ai theksoi gjithashtu se prokurorët e SPAK kanë qenë objekt i kërcënimeve serioze gjatë hetimeve për goditjen e organizatave kriminale, duke nënvizuar nevojën për respekt dhe mbrojtje të punës së tyre profesionale.

“Është e domosdoshme që prokurorët të punojnë në një ambient të sigurt, pa presion politik apo kërcënime nga krimi i organizuar,” shtoi Dumani.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur retorika politike ndaj SPAK është intensifikuar, duke ngjallur debate mbi pavarësinë dhe sigurinë e institucionit që trajton çështjet më të ndjeshme të drejtësisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat