back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësia"Dy ankime skandaloze”/ Alfred Balla tregon si u “torturuan” prokurorët dhe familjet...

“Dy ankime skandaloze”/ Alfred Balla tregon si u “torturuan” prokurorët dhe familjet e tyre

Ish-kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Alfred Balla, ka publikuar një deklaratë në rrjete sociale, ku përgëzon dy prokurorë, Ylli Pjetërnikaj dhe Gentjan Habazaj, pas shqyrtimit të dy ankimeve kundër tyre nga ish-Komisioneri Publik.

Në reagimin e tij, Balla shprehet për rivendosjen e drejtësisë dhe thekson sfidat që kaluan dy magjistratët gjatë procesit.

“Drejtësi e rivendosur në vend nga njerëz me integritet!
Dy ankime skandaloze të ushtruara nga ish Komisioneri Publik, kundra dy prokurorëve me integritet, Ylli Pjetërnikaj e Gentjan Habazaj.
Dy prokurorë të shqetësuar për fatin e tyre kur ndërkohë duhej të luftonin krimin.
Dy familje në ankth që nuk kuptonin si kishte mundësi që njerëz të marrë nga rruga (me ‘pushtet’) vinin në diskutim integritetin moral e profesional të familjarit të tyre kur rrethi i kolegëve i nderonte.
Dy magjistratë që kishin kaluar filtrin e parë të rivlerësimit kalimtar (vetingun) dhe prisnin me ankth çdo bëhej me dekadat e tyre si prokurorë, të cilat ngelën në dorë të një trupe administrative”, shkruan Balla.

Më tej,  Balla përshkruan situatën si një presion të padrejtë mbi dy magjistratët e rinj që tashmë kishin kaluar Vetingun, duke nxjerrë në pah stresin emocional dhe profesional të prokurorëve dhe familjeve të tyre. Ai evidenton se ankimet e pabazuara krijuan dyshime mbi integritetin moral dhe profesional të dy prokurorëve, të cilët kishin shërbyer me përkushtim në luftën kundër krimit.

Ish-kreu i KLP thekson rezultatin pozitiv dhe drejtësinë e rivendosur.

“Dy prokurorë të posaçëm në SPAK me dinjitet, që pasi trajtuan gjithë rrethanat dhe provat, hoqën dorë nga ankimi i pabazë dhe dy prokurorët në foto morën frymë lirisht.
Kush duhet t’ua kthej këtyre dy magjistratëve të nderuar (edhe të tjerëve) dëmin për shqetësimin disa mujor që u sollën ato palo ankime?
Urime dy prokurorëve, suksese dhe kjo eksperiencë le t’u shërbej për t’u bërë më të fortë ndaj çdo lloj padrejtësie”, shkruan Balla.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat