back to top
22.5 C
Tirana
E hënë, 13 Prill, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaDosja “Frakulla”/ Dy të pandehur nisin të flasin

Dosja “Frakulla”/ Dy të pandehur nisin të flasin

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka arritur të sigurojë bashkëpunimin e dy personave të përfshirë në dosjen e njohur si “Frakulla”, njëri prej të cilëve është shtetas i huaj.

Pas operacionit të zhvilluar në Fier, ku u zbulua një sasi kokaine dhe dyshohet se po tentohej ngritja e një laboratori për përpunimin e saj, hetimet kanë marrë një tjetër drejtim. Dy nga të pandehurit kanë vendosur të bashkëpunojnë me drejtësinë, duke pranuar të japin informacione dhe të tregojnë emra të personave të tjerë të përfshirë në rrjet.

Sipas gazetares Anila Hoxha, e cila ka ndjekur nga afër çështjen, emrat e bashkëpunëtorëve janë të njohur për organet hetimore, por nuk mund të bëhen publikë për shkak të sekretit hetimor dhe operacioneve në vijim.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se dëshmitë e tyre pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të skemës kriminale, si dhe në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, brenda dhe jashtë vendit.

Hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, ndërsa autoritetet synojnë të godasin të gjithë zinxhirin e trafikut dhe përpunimit të lëndëve narkotike që lidhet me këtë çështje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat