back to top
23.5 C
Tirana
E enjte, 1 Maj, 2025
spot_img
KreuSportiDyshime për të ardhmen/ Conte takohet me De Laurentiis

Dyshime për të ardhmen/ Conte takohet me De Laurentiis

Ka ende dy vite kontratë, por thuajse çdo ditë flitet në lidhje me të ardhmen e Antonio Contes. Dyshimet janë të mëdha nëse tekniku “azzurr” do të vijojë të jetë në krye të Napolit edhe sezonin e ardhshëm. Këto diskutime, dyshime, në lidhje me të ardhmen e trajnerit bezdisin jo pak ambientin në shtëpinë e Napolit, kjo pasi ekipi i De Laurentiis është në garë me kohë të plotë për titullin në Serie A. Katër javë përpara fundit të sezonit, Napoli ndodhet në krye të Serie A, plus 3 pikë në raport me Inter, por më shumë se sa për këtë arritje, gjithnjë flitet për Conten.

Corriere dello Sport zbulon se e ardhmja e Contes do të vendoset përpara përfundimit të këtij sezoni. Për momentin De Laurentiis ndodhet me pushime në Maldive, por sapo të kthehet në Napoli është planifikuar një takim kokë më kokë me Antonio Conten. Nga njëra anë është Conte, me trajnerin që kërkon investime në skuadër, blerje të rëndësishme për të qëndruar konkurrues në të gjithë frontet, nga ana tjetër, presidenti De Laurentiis kërkon të fitojë, por pa shpenzuar shumë në merakto.

Në këto kushte mes palëve duket se ka një diferencë të madhe, por De Laurentiis kërkon të kuptojë se çfarë plani ka Conte, në çdo rast, kërkon një përgjigje përfundimtare edhe pse kjo mbledhje vjen në një moment aspak të përshtatshëm ku ekipi po lufton për titullin në Serie A.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat