Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha është shkarkuar nga detyra ditën e sotme. Dyshohet se Basha ka abuzuar me fondet në Teatrin Kombëtar.
Altin Basha është shkarkuar ditën e djeshme me vendim të Këshillit të Ministrave. Në vend të tij, pritet të emërohet një tjetër drejtor.
Akuzat u verifikuan nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit:
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka ndjekur me vëmendje, sikurse me shqetësim, zhvillimet e fundit mbi kronikat e transmetuara nga një emision investigativ lidhur me menaxhimin në Teatrin Kombëtar.
Për të garantuar transparencën dhe përgjegjshmërinë institucionale, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, më datë 23.12.2024 ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për të inspektuar situatën dhe aludimet e ngritura lidhur me disa aspekte të produksionit në Teatrin Kombëtar. Pas shqyrtimit me detaje të të gjithë dokumentacionit dhe fakteve të raportuara, do të vlerësohet përputhshmëria dhe do të merren masat ligjore të nevojshme.