back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaE-Albania me pagesë/ Sa do të kushtojnë shërbimet për qytetarët dhe bizneset

E-Albania me pagesë/ Sa do të kushtojnë shërbimet për qytetarët dhe bizneset

Këshilli i Ministrave ka vendosur që disa shërbime të portalit qeveritar e-Albania të ofrohen me tarifa. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe prek shërbime të ndryshme që ofrohen për qytetarët, bizneset dhe nëpunësit e administratës publike.

Shërbimet që do të jenë me pagesë përfshijnë:

  • Dokumentet me nënshkrim elektronik

  • Dokumentet me vulë elektronike

  • Çertifikatat elektronike për fiskalizim

  • Transaksionet në platformën qeveritare të ndërveprimit (GG)

Pagesa bëhet elektronikisht në momentin e aplikimit dhe të gjitha të ardhurat do të derdhen 100% në buxhetin e shtetit.

Tarifat e shërbimeve në e-Albania

Shërbimi Për bizneset Për qytetarët Afati / Periodiciteti
Nënshkrimi elektronik 4,800 lekë/vit 2,000 lekë/vit 1 vit
Vulë elektronike 20 lekë/transaksion Çdo muaj për numrin e transaksioneve
Çertifikata elektronike për fiskalizim 4,000 lekë/vit 1 vit
Transaksion në GG 15 lekë/transaksion Çdo muaj për numrin e transaksioneve

Për nëpunësit e administratës publike me vetëfinancim, nënshkrimi elektronik kushton 4,800 lekë për një vit. Shërbimet për institucionet shtetërore ofrohen me tarifë zero lekë.

Ky vendim bazohet në nenin 100 të Kushtetutës dhe ligjin nr.43/2023 “Për qeverisjen elektronike”. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ngarkohet me zbatimin e këtij vendimi.

Vendimi synon të mbështesë qeverisjen elektronike, duke rregulluar pagesat për shërbime që deri më tani ishin falas për subjektet private dhe qytetarët, duke garantuar transparencë dhe derdhjen e të gjitha të ardhurave në buxhetin e shtetit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat