back to top
18.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetE gjithë Qeveria “Rama” në derë të SPAK-ut/ Emrat e 12 socialistëve...

E gjithë Qeveria “Rama” në derë të SPAK-ut/ Emrat e 12 socialistëve në duar të Prokurorisë

Etleva Skonja

4 mandate radhazi dhe një numër i madh socialistësh nën hetim. Një situatë e tillë mund të konsiderohet si bilanci i Qeverisë “Rama,1, 2, 3”.

Sipas kryeministrit të gjitha ata që kanë dalë nga oborri i tij dhe kanë shkuar në SPAK, kanë ngrënë “dardha”, pas shpinës së tij.

Në këto rrethana Rama ka pretenduar se nuk mban përgjegjësi për asnjërin prej tyre

Ministrat dhe ish-ministra nën hetim

Ilir Beqja-Ish-ministër i Shëndetësisë, nën hetim dhe në burg për rolin e tij në dhënien e koncesionit të sterilizimit.

Klodian Rrjepaj – Ish-zv.ministër i Shëndetësisë, arrestuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në lidhje me njëjtin koncesion.

Rrjepaj akuzohet për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa biznesmeni Ilir Rrapaj për mashtrim me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

Shkëlqim Cani – Ish-ministër i Financave, gjithashtu nën hetim për shtëpinë e tij në dhënien e koncesionit të sterilizimit.

Ish-zv.kryeministri dhe ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, është nën hetimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për disa akuza të rënda. Hetimet ndaj tij lidhur me me aferën e inceneratorëve, një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri

Ervin Mete – Ish-ministri i Financave, i thirrur për të dëshmuar lidhur me aferën e inceneratorëve. Dyshohet se është marrë në pyetje për aferën e inceneratorëve, për kohën kur shërbente si zv.ministër në kohën e Arben Ahmetajt.

Anila Denaj – Ish-ministre e Ekonomisë, e thirrur për çështjet lidhur me aktivitetet e dikasterit që drejton.  Është pyetur në SPAK, por gjithçka dyshohet se është mbajtur e fshehtë.

Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë është thirrur për çështje për të cilat nuk janë dhënë detaje as nga institucioni i SPAK as nga vetë ministrja. Nuk dihet nëse është thirrur se person që ka dijeni, apo si person nën hetim.

Belinda Balluku – Zv.Kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës, e thirrur për çështjen e inceneratorëve. SPAK, në një reagim zyrtar, deklaroi se nuk ka informacion për të ndarë për znj. Balluku.

Arbian Mazniku – Ministër. Është  pyetur për dosjen “5D”, që ka lidhje me një seri tenderash në Bashkinë e Tiranës, ku ai ka mbajtur poste të larta në kohën e Erion Veliajt.

Blendi Gonxhe –Ministër. Është pyetur para se të bëhej minister, në kohën kur ishte drejtues i DPSHTRR. Sipas deklaratave të tij, thirrja nuk kishte lidhje me një hetim personal, por me palë të treta.

Saimir Tahiri – Ish-ministri i Brendshëm u hetua për lidhjet me grupet kriminale që trafikonin drogë, si dhe për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte ministër i Brendshëm. Në vitin 2022, Gjykata e Apelit e Dënoi për shpërdorim detyre.

Erion Veliaj, ish-ministri i Mirëqenies dhe Rinisë Sociale dhe kryebashkiak i Tiranës, është nën hetimin e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në shkurt 2025, ai u arrestua dhe u vu në paraburgim në Durrës për akuzat e rënda, përfshijnë:
Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë.Pastrim parash , duke përfshirë përfshirjen e lidhjeve të lidhura me grupin e tij, Ajola Xoxa.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat