Aktorja e njohur Rudina Dembacaj e ftuar në një intervistë ka rrëfyer disa detaje rreth fejesës së saj me ish-partnerin Eduart Grishaj, i cili është i martuar me moderatoren Arbana Osmani.
E pyetur nga intervistuesit për këtë marrëdhënie të përfunduar shumë vite përpara, artistja u shpreh se nga ajo romancë nuk mban mend asgjë përveç se familjen e tij, që sipas saj i ka lënë një shije të mirë.
“Të betohem që nuk mbaj mend asgjë. Pi 4 kokrra omega 3 në ditë dhe jam shumë rëndë me memorien. Më ka lënë një shije shumë të mirë familja e tij. Kam qenë shumë e vogël,” u shpreh ajo në “Andale”.