back to top
18.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetE uroi për fitoren/ Rama i përgjigjet kancelarit Merz: Mezi pres të...

E uroi për fitoren/ Rama i përgjigjet kancelarit Merz: Mezi pres të bashkëpunoj me ju

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kancelarit të Gjermanisë, Friedrich Merz, i cili e uroi për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Rama e ka falënderuar Merz për urimin përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, ku shkruan se mezi pret ta mirëpresë në Tiranë nesër kancelarin gjerman.

Rama ka shkruar po ashtu se do të jetë privilegj që të bashkëpunojë me kancelarin e ri në kuadër të Procesit të Berlinit dhe për të afruar më tej Shqipërinë në BE.

“Faleminderit shumë kancelar dhe mezi pres t’ju mirëpres në Tiranë nesër. Kam kujtime shumë pozitive nga takimi ynë i parë dhe do të jetë një privilegj të punoj me ju – për të forcuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe, për të avancuar bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit dhe për ta afruar shtëpinë tonë të përbashkët evropiane edhe më shumë”, i është përgjigjur Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat