back to top
7.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEdi Rama kundër kritikëve: Diella nuk qeveris, vetëm përpunon informacion

Edi Rama kundër kritikëve: Diella nuk qeveris, vetëm përpunon informacion

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën Startup Albania, një iniciativë e re për mbështetjen e sipërmarrjes, ideve inovative dhe kreativitetit të rinjve.

Gjatë fjalës së tij, Rama i është përgjigjur edhe kritikave për krijimin e ministres virtuale Diella, duke sqaruar se ajo nuk do të marrë vendime dhe nuk ka asnjë të drejtë qeverisjeje. Puna e Diellës si ministre e krijuar nga Inteligjenca Artificiale është të procesojë të dhëna dhe të japë përgjigje të shpejta.

“Krijimi i Diellës nuk ka për qëllim të marrë vendime për ne; përgjegjësitë për qeverisje i marrim ne. Detyra e saj është të përpunojë informacionin më shpejt se sa mund të bëjmë ne dhe të japë përgjigje të shpejta,” tha Rama.

Kryeministri solli edhe një shembull historik për të ilustruar rolin e AI-së: kur elektriciteti u shpik për herë të parë, Parlamenti e refuzoi atë, duke vazhduar të përdorte qirinj për ndriçim. Rama theksoi se, ashtu si atëherë, ka keqkuptime dhe skeptikë, por që ministrja virtuale nuk zëvendëson vendimet njerëzore.

Platforma Startup Albania synon të mbështesë sipërmarrësit e rinj dhe idetë inovative, duke kombinuar teknologjinë dhe Inteligjencën Artificiale si një mjet ndihmës për përpunimin e informacionit dhe marrjen e vendimeve më të informuara.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat