back to top
10.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitet“Edvin Priftin e arrestuan për paratë e gjetura”/ Berisha: Ajola Xoxës nuk...

“Edvin Priftin e arrestuan për paratë e gjetura”/ Berisha: Ajola Xoxës nuk i hyri gjemb në këmbë

Kreu i PD-së, Sali Berisha vijon të këmbëngulë se te galeria e Ajola Xoxës u gjet edhe një dhomë masazhi për dy tajlandezë si dhe 220 mijë euro

Sipas Berishës Veliaj i ka dhënë gruas së tij me gjakftohtësi nga fondet publike 50 mijë euro.

Kryedemokrati ka hequr paralele me rastin e mjekut Edvin Prifti, sa i përket para të gjetura në zyra.

“Profesor Edvin Priftit, për paratë e tij, të aktivitetit privat, që i kishte vendosur në vendin e gabuar, në zyrë, e morën zvarrë, e arrestuan në flagrancë e quajtën.

Kurse për Velicën, që nuk mund t’i kishte kurrë… pa le pastaj që u përpoq të akuzonte të tjerët se janë të filanit, të fishekut, mashtrime të turpshme, nuk i hyri ferra në këmbë, përkundrazi bënë përpjekjet më të mëdha të falsifikonin dokumentin”, ka thënë Berisha.

Deklarata e plotë:

Të dashur miq, ju keni ndjekur këtë javë zhvillimet në Kodrën e Diellit dhe duelin e zhvilluar midis Kodrës së Diellit dhe Kodrës së Surrelit.

Denoncova falë BKH-së, të ndërgjegjshëm dixhitale, që në fillim çdo hap këtë ngjarje.

Kërcënimet që i bëri Alban Dabulla, Edi Ramës me dosjen Xibraka dhe efektet e këtyre kërcënimeve.

Kontrollet që u bënë në Harabal, por ishte edhe një lokacion tjetër, si të themi Harabeli bis.

Informova publikun se janë gjetur 230 mijë, natyrisht e ndryshoj shifrën që të mbroj sadopak burimin, por janë gjetur 220 mijë euro, por janë gjetur thasë me fatura 200 mijë, 300 mijë, 400 mijë, që vetëm Velica dhe Lalë Vjedhësi e dinë se çfarë janë ato.

Krahas tyre është gjetur dhoma e masazhit për dy tajlandezë. A janë të punësuar aty apo merren për seanca mesazhi, këtë nuk e di. Përdoret për përfitime apo vetëm për qëllime personazhe salla e mesazhit, nuk e di.

E vërteta është se në një galeri, po t’u biesh galerive nga Afrika e Jugut gjer në kepin e veriut, nuk gjen një galeri arti me sallë masazhi, përveç galeria e Velicës.

Ky është realiteti.

Ju keni ndjekur mediat, të dashur qytetarë, dhe ato kanë konstatuar vjedhje të papërmbajtur, ‘suksesin’ vetëm të bizneseve familjare të këtyre qeveritare.

Famëziu Arbër Veliaj, vëllai i Lalë Vjedhësit, e ka nisur biznesin e tij duke blerë aksione me 100 euro në një kompani dhe ka regjistruar vitin e kaluar 4.5 milionë euro vetëm fitime dhe 32 milionë euro xhiro, shumicën në marrëdhënie me shtetin, të ndaluara në mënyrë kategorike.

Është gjetur Velica me kompani, nga të cilat bashkëshorti i jep asaj 50 mijë euro dhe kjo me firmë të saj, me gjakftohtësi firmos dhe fut në xhep 22 mijë euro.

Edi Rama ka vendosur këtë sistem, sepse kur Arbri pa Olsin që shkoi në Kinë dhe mori një drejtor të një shtëpie të moshuarve dhe e solli në Shqipëri për t’i dorëzuar Porto Romanan si park industrial, dhe është e vërtetuar kjo që them, atëherë u lëshuan të gjithë si lukuni.

Nuk ka ndodhur kurrë, përveçse në këtë qeveri, që familjarët e qeveritarëve të fitojnë tendera të lidhura me sektorin publik. Kurrë, asnjë!

Nga qindra e mijëra kontrolle që janë bërë në vitin 2014 e këndej, nuk është gjendur një rast i vetëm, në një kohë kur këta e kanë shndërruar në ligj këtë, familjarët janë përfituesit kryesorë të prokurimeve publike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat