Çmimet e naftës në tregun ndërkombëtar kanë pësuar një rënie të ndjeshme pas deklaratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili njoftoi shtyrjen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit pas bisedimeve që i cilësoi si “shumë të mira”.
Nafta e papërpunuar Brent e Detit të Veriut shënoi një rënie prej më shumë se 7%, duke zbritur në 104.37 dollarë për fuçi.
Ndërkohë, kontrata kryesore amerikane West Texas Intermediate ra edhe më ndjeshëm, me mbi 14%, duke arritur në 84.37 dollarë për fuçi, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.
Rënia vjen në një moment kur tregjet reagojnë pozitivisht ndaj sinjaleve për ulje të tensioneve në Lindjen e Mesme, një rajon kyç për furnizimin global me energji.




